Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“I super akuzuari për korrupsion akuzon të tjerët”

15:53 / February 13, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Roland Bejko
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sekretari për Decentralizimin dhe Pushtetin Vendor, Roland Bejko përmes një reagimi ka sulmuar ish-kryeministrin Sali Berisha, ndërsa ka kujtuar non-gratën e këtij të fundit.

Ai theksoi se Berisha është shpallur “Non Grata” familjarisht nga SHBA-të si askush tjetër në Evropë, por edhe në botë, i akuzuar për korrupsion të qenësishëm.

REAGIMI I BEJKOS
Sali Berisha është shpallur “Non Grata” familjarisht nga SHBA-të si askush tjetër në Evropë, por edhe në Botë, i akuzuar për
1.KORRUPSION TË QËNËSISHËM.
2. Dëmtim të Demokracisë.

3.Pengim të reformës në drejtësi.
Që në momentin e parë të publikimit të këtij vendimi si “non grata”, askush nga ne që sot jemi kundër rikthimit të tij në krye të PD-së, nuk doli të kërkonte burgun për të. Askush nuk ia përmendi megaaferat e tij personale dhe as të familjes së tij i përfolë si nga opozita, ashtu dhe nga media e opinioni publik. Përkundrazi, shprehëm keqardhje dhe solidaritet me të.
E mirëkuptuam edhe kur tha se do dal të mbroj dinjitetin tim, dhe dakord, kish të drejtë ta bënte “luftën” e tij.
Por, po e shikoj tani që ka dalë tribunë më tribunë ku ka vendosur kandidatët e tij dhe po pret “flet arreste” si prokurorët komunistë duke mos lënë rob zoti mbi tokë pa akuzuar për korrupsion e afera të pista që nga Kryetari i PDSH Lulzim Basha e deri tek familjarë kandidatësh e kundërshtarësh të tij brenda PD që guxuan të mos e ndiqnin pas në historinë e tij të marrëzisë duke i vënë flakën PD për interesat e tij personale.

Mirë ky nuk e njeh më as nderin e as turpin se e ka ngrënë me bukë me kohë pasi përbaltjen e të tjerëve e ka kulturë, profesion dhe adrenalinë, po këta dritëshkurtërit e tjerë që i shkojnë nga pas i qeshin dhe e duartrokasin, si ka mundësi ta bëjnë këtë sot 31 vjet pas rënies së komunizmit?! ( Shumë prej tyre që sot i ka bashkëpunëtorët e tij të afërt, kanë qenë po kaq viktima të sulmeve dhe akuzave të tij ndër vite, sa kurrë nuk ma priste mendja se do t’i shikoja më ndonjëherë bashkë.)
I super akuzuari për korrupsion dhe afera të tjera, akuzon të tjerët për korrupsion dhe u tregon burgun! Kohë paradoksesh!
Pra ky bën pjesë tek ato rastet kur kryehajduti, thërret kapeni hajdutin!

akuzuar korrupsion Roland Bejko
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ende nuk e kam humbur shpresën”/ EuReporter artikull për kryebashkiakun Veliaj

16:05 / September 13, 2026

Takimi i Ramës në Berat për Territorialen/ Debate në sallë mes kryeministrit, kryebashkiakut të Poliçanit dhe Egla Cenos

15:01 / September 13, 2026

Administrativja urdhëroi zhbllokimin e pagave për GJKKO-në dhe Durrësin, Rama: Veproi me “shpejtësinë e skëterrës” për rrogat e veta! Dyert e Thesarit i hap vetëm Kuvendi

16:40 / September 11, 2026

“Nuk do kemi Bord Transparence”, ministrja Ibrahimaj: Vijojmë politikat për subvencionimin e naftës

12:10 / September 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.