Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

‘Toyota Yaris’/ Balla: Basha po ‘korr atë që mbolli’. Luli po paguan kostot politike të Saliut

11:42 / February 14, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
balla 4 750x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, nga Kryesia e Kuvendit u pyet nga mediat në lidhje me hetimet që po bëhen për dosjen ‘Toyota Yaris’, për të cilën ai është akuzuar nga kreu i PD, Lulzim Basha.

Taulant Balla, teksa shprehu kënaqësinë që Basha po ‘korr atë që mbolli’ me akuzat që bëri për të cilat u dënua për shpifje, tha se kreu i PD prishi një operacion policor dhe për këtë tashmë është i akuzuar.

“Kemi qenë në këtë korridor 4 vite më parë kur z. Basha lëshoi një akuzë për të cilën ai u dënua penalisht nga gjykata për një akuzë të pavërtetë. Sot jemi në kushtet që pothuajse e gjithë kjo histori është zbardhur dhe ai që më akuzoi sot mua është sot në listën e të akuzuarve. Se për çfarë akuzohet pyesni institucionet shqiptare dhe belge. Unë jam shumë i kënaqur që historia e kultivuar nga Berisha që hidh akuza sa më shumë për kundërshtarin sot po merren përgjigjen e duhur. Basha për leksionet e gabuara të Sali Berishës duhet të paguajë sot kostot. Luli ma bëri atë akuzë se unë qesha më shumë se të tjerët kur bëri gafën 7×7 bëjnë 42. Tani të shkojë t’u japë informacionin autoriteteve, pasi dëmtoi me dashje apo pa dashje një operacion policor. Unë kam fituar një betejë juridike dhe gjyqësore dhe jam shumë krenar për këtë. Ç’të mbjellësh do të korrësh”, tha Balla.

Ndërsa në lidhje me një akuzë të bërë nga Ish-Kryeministri Sali Berisha se ka pasur një takim me Bashën e Veliajn, Balla iu përgjigj shkurt “nuk është edhe i vërtetë edhe sajimi i radhës. Mos ia vini më veshin Saliut pasi nuk i hynë më në punë njeriu”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Akuzohet se shkaktoi vetëvrasjen e ish-bashkëshortes, Gjykata e Tiranës lë në burg Eraldo Fizin

13:43 / October 2, 2026

Francë, përshkallëzohen protestat studentore/ Rreth 2 mijë persona të arrestuar dhe 305 policë të plagosur

13:18 / October 2, 2026

Future Hospitality Forum, Gonxhja: Investimet në hotele nuk mjaftojnë, duhet të rrisim edhe kapitalin njerëzor

13:02 / October 2, 2026

Tensione para Kryesisë së Kuvendit, protestuesit përplasen me deputetin Erion Braçe

12:41 / October 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.