Loriana Kuka, xhudisja nga Kosova fitoi së fundmi medaljen e artë në European Open në Sarajevë.
Kuka e cila merr pjesë në kategorinë -78 kilogramë, ka mposhtur në finale italianen Linda Politi. Vlen të theksohet se edhe Distria Krasniqi ka arritur të fitojë një medalje në Grand Slam të Parisit.
Ky është suksesi i radhës nga xhudistet të cilat kanë shënuar suksese të mëdha nëpër kampionate të ndryshme të xhudos.
