Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Qëlloi me breshëri plumbash në ajër, arrestohet vlonjati

13:35 / February 15, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia e vlores
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Vlorës ka arrestuar tre persona, proceduar penalisht 5 të tjerë, si dhe shpallur në kërkim 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Mes të arrestuarve është edhe shtetasi E. D., 37 vjeç, i cili ka terrorizuar pasditen e djeshme qytetarët e Vlorës, teksa ka qëlluar disa herë me armë zjarri në ajër.

Gjithashtu, janë arrestuar edhe shtetasit S. K., 35 vjeç, dhe K. A., 31 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi nuk kanë njoftuar organet kompetente, për këtë ngjarje.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin E. D., 37 vjeç, banues në lagjen “Kushtrimi”, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, i armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”, sepse pasditen e djeshme, ka qëlluar në ajër me armë zjarri pistoletë në lagjen ”Bashkimi”. Gjithashtu u arrestuan shtetasit S. K., 35 vjeç dhe K. A., 31 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi nuk kanë njoftuar organet kompetente, për këtë ngjarje.

Po nga specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë u procedua penalisht për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, shtetasi A. D., 63 vjeç, banues në fshatin Delisuf, sepse në afërsi të banesës së tij, në fshatin Delisuf, ka ndërtuar pa lejen e organeve kompetente.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Delvinë proceduan penalisht për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”, shtetasin M. A., 36 vjeç, banues në Varfaj, Delvinë, si dhe bënë shpalljen në kërkim për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, të shtetasit L. Sh., banues në Delvinë, pasi ka bërë kallëzim shtetasi B. T., me detyrë inspektor i ADMZ Vlorë, se shtetasi M. A. e ka kanosur për shkak të detyrës, ndërsa shtetasi L. Sh. ka prerë dru, në mënyrë të paligjshme.

Po nga specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Delvinë u proceduan penalisht shtetasit:

A. H., 40 vjeç, banues në Delvinë, për veprën penale “Përndjekja”;

L. A., 47 vjeç dhe A. T., 27 vjeç, banues në Delvinë, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”.

Shtetasja E. A., 47 vjeçe, banuese në Delvinë, ka bërë kallëzim se është përndjekur nga shtetasi A. H., të cilin më pas e ka goditur me grushte bashkëshorti i 47-vjeçares, shtetasi L. A. dhe shoku i këtij të fundit, shtetasi A. T.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Digjet pjesërisht një banesë në Fushë-Krujë, flakët shkrumbuan çatinë

17:00 / September 13, 2026

Iu vu tritol tek dera e shtëpisë në Kamëz, ‘shënjestra’ i dyshuar si porositës i disa vrasjeve

15:40 / September 13, 2026

Nufi: Industria e mbrojtjes, prioritet strategjik. 40 mjete të prodhuara në Shqipëri tashmë pjesë e Forcave të Armatosura

13:58 / September 13, 2026

Elton Ilirjani sjell Parashqevi Simakun në New York Fashion Week me një homazh emocionues

13:24 / September 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.