Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Komisioni Hetimor për inceneratorët, Tabaku: Kompania ka marrë kredi me garanci sovrane gjatë pandemisë për pagat

14:30 / February 15, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2022 02 15 at 13.44.10 1 586x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në mbledhjen e sotme të zhvilluar në Komisionin Hetimor lidhur me aferën e inceneratorëve, ku të pranishëm janë edhe dëshmitarët të cilët do të pyeten në lidhje me këtë çështje.

Dëshmitarët e parë të pyetur në Komisionin Hetimor, janë administratori i shoqërisë “Intergrated Technology Servis” shpk Faraudin Arapi dhe Administratori i Shoqërisë “Albtek Energy” shpk Arjan Baci.

Gjatë fjalës së saj kryetarja e Komisionit Jorida Tabaku, theksoi se kompania ka marrë kredi me garanci sovrane gjatë pandemisë për të paguar paga.

“U mor kredi bankare gjatë pandemisë për paga rreth 4 mijë euro”, tha Tabaku.

Pjesë nga diskutimet:

Jorida Tabaku: Arjan Baci është administrator i shoqërisë “Albtek Enrgy” shpk?

Baci: Po, jam emëruar në vitin 2021. Nga ajo kohë deri më tani menaxhojmë pasuritë.

Jorida Tabaku: Për sqarim të dy menaxhojnë dy kompanitë që zotëronin Klodian Zoton e Stela Gugallën. A i njihni personalisht?

Faraudin Arapi: Jo, për herë të parë i kam dëgjuar pas vendimit të gjykatës.

Baci: Jo, nuk i njoh.

Jorida Tabaku: A është në funksion inceneratori?

Faraudin Arapi: Në momentin që është marrë në dorëzim, inceneratori ka qenë në punë, ka kryer incenerim e djegie të mbetjeve, energjia e prodhuar e fakton këtë gjë. Ky incinerator merr energji dhe shumicën e kohës eksporton. Diferenca është diku tek 6 milion e 700 mijë.

Jorida Tabaku: Kompania nuk është e licencuar nga ERE, si administrohet për energjinë?

Faraudin Arapi: Nuk di ta them, ERE nuk ka rënë dakort për çmimin, pasi pretendon se këto lloj impiantesh, kur prodhimi i energjisë është më pak se 2 mvat… Prandaj ka ngelur kontrata e shitjes së energjisë elektrike pezull. Vendimi është komisionuar dhe i ka dhënë të drejtë shoqërisë Albtech dhe është kërkuar që të vendoset çmimi.

Jorida Tabaku: Ndoshta është teknike por ka pasur një vlerë abuzive, ERE nuk është përfshirë në vendosjen e çmimit të energjisë elektrike dhe shitja nuk realizohet, mosmarrëveshja është në gjykatë. Në bilancet që kam marrë nga QKB ju besoj e keni parë shëndetin financiar të kompanisë, kompania ka deklaruar fitim dhe ka bërë një shpërndarje dividenti 2 mln euro, kur ka ende shpenzime të mbartura e s’ka mbyllur bilancet.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Fundjavë përvëluese në Shqipëri, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile paralajmëron temperatura deri në 39.5°C dhe rrezik të lartë zjarresh

21:17 / July 29, 2026

Berisha rimerr flamurin antiamerikan/ Bislimi: Berisha e Kurti përfaqësojnë frymën lindore, populli po ndahet prej tyre

21:08 / July 29, 2026

Instituti për Krimet publikon listën paraprake të 13 227 viktimave të luftës në Kosovë

21:00 / July 29, 2026

Ministri i Punëve të Brendshme Lamallari mbledh prefektët: Siguria, sezoni turistik dhe zjarret në fokus, kërkon më shumë koordinim dhe prani në terren

20:48 / July 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.