Kryetarja e Komisionit Hetimor të Inceneratorëve, Jorida Tabaku këtë të mërkurë ka bërë publike procedurat që janë ndjekur për Inceneratorin e Elbasanit.
Në dokumentet e publikuara nga PD jepen hapat dhe kontratat që janë nënshkruar nga qeveria e kohës.Ndër të tjera në këto sqarohen edhe procedurat e abuzime dhe përfshirjen e Arben Ahmetajt në aferën e Elbasanit.Në dokumentet e publikuara është dhe reagimi që ish ministri i Financave Shlëqim Cani ka bërë ndaj kolegut të tij ish ministrit lefter Koka që është arrestuar në lidhje me këtë aferë korruptive.









