Ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo vlerësoi rolin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit. Ai tha në RTSH se me pozicionin e saj Shqipëria mund të bëhet zëdhënëse e mbrojtjes së të drejtave të Kosovës dhe rajonit në tërësi.
“Është gjë shumë e mirë që Shqipëria është në Këshillin e Sigurimit sepse do bëhet zëdhënëse e mbrojtjes së të drejtave të Kosovës. Do të thotë fjalën e vet për rajonin. Do vijë çështja e Bosnjes, do ketë një vend të rajonit atje që do thotë fjalën e saj. Do ketë një raport për Kosovën. Kjo është shumë e rëndësishme. Shqipëria në këtë klimë të përgjithshme të mosbesimit në Këshillin e Sigurimit nuk është se do i zgjidhë ajo problemet. Por do të thotë fjalën e vet. Prandaj janë krijuar edhe organe”, u shpreh Milo.
Ndërsa ish-deputeti Ralf Gjoni deklaroi se ky rol i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit nuk sjell asnjë përfitim tjetër përveç prestigjit në diplomaci. Ai u shpreh se përballë aktorëve të mëdhenj si Rusia apo Kina, Shqipëria është e pafuqishme.
