Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Në kërkim ndërkombëtar për drogë, arrestohet shqiptari dhe italiani në Tiranë

12:06 / February 16, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia arrestim 1024x663 1 695x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Seven”, duke arrestuar dy persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Në pranga kanë rënë shtetasit Bledar Bedini (Imami), 51 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar me 7 vite burg nga Gjykata e Milanos për trafik droge, si dhe Alessandro Amorosi, 34 vjeç, banues në Itali, pasi ndaj tij ishte lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprën penale “Shkelja e ligjit mbi drogat”.

Njoftimi i policisë:

Operacioni policor i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 2, Fast Albania dhe Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë dhe Interpol Tirana.

Vihen në pranga, me qëllim ekstradimi, 2 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Shkelja e ligjit mbi drogat” dhe “Trafik narkotikësh”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, bënë kapjen dhe arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, të shtetasit:

Bledar Bedini (Imami), 51 vjeç, banues në Tiranë, të cilin Gjykata e Apelit Milano e ka dënuar me 7 vjet burg, për veprën penale “Trafik narkotikësh”.

Gjithashtu, nga Fast Albania në bashkëpunim me specialistët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve në DVP Tiranë, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin provizor, me qëllim ekstradimi drejt Zvicrës, të shtetasit:

Alessandro Amorosi, 34 vjeç, banues në Itali.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore në Solothurn, Zvicër, kanë lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprën penale “Shkelja e ligjit mbi drogat”, parashikuar nga Kodi Penal i Zvicrës.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese italiane dhe zvicerane, vijon procedurat për ekstradimin e këtyre shtetasve.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjenden pas 27 vitesh mbetjet mortore të tre intelektualëve kosovarë që u vranë gjatë luftës, Kurti: U identifikuan me anë të ADN-së në Kulladër e Jabukë

22:41 / November 3, 2026

Ariu i merr jetën 53-vjeçarit në Bulqizë, viktima u sulmua në mal

22:00 / November 3, 2026

Detajet e udhërrëfyesit të Komisionit Europian për Shqipërinë, që e shpall nesër Marta Kos

21:36 / November 3, 2026

Promovimi i romanit të Ben Blushit si një miting: Politika, arti dhe personazhet VIP mbushin sallën

20:19 / November 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.