Pjesë e dëshmitarëve në Komisionin Hetimor të Inceneratorëve këtë të mërkurë ishte kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja.
Gjatë pyetjeve dhe përgjigjeve për inceneratorin e Elbasanit nuk kanë munguar as ironitë. Shkak u bë kërkesa e deputetes Antoneta Dhima për të administruar fotot e prezantuara nga Llatja.
“Të administrohen të gjithë foto e prezantuara nga Llatja për nevoja të komisionit hetimor. Faktet janë fakte e vërteta është e vërtetë. Ju vetëm thërrisni krimi krimi, fantazma fantazma dhe s’kishte as krim dhe as fantazmë kur shkuam atje s’kishte, gjërat ishin atje. Edhe fotot janë pamje të situatës atje”, tha Dhima.
