Ushtria ruse dërgoi bombardues me aftësi bërthamore me rreze të gjatë veprimi dhe avionë luftarakë që mbanin raketa hipersonike në bazën e saj ajrore në Siri për stërvitje të mëdha në Mesdhe, në mesin e përshkallëzimit të tensioneve me Perëndimin mbi Ukrainën.
Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu mbërriti vetë atje për të mbikëqyrur manovrat që shënojnë dislokimin më të madh të marinës ruse në Detin Mesdhe që nga Lufta e Ftohtë. Shoigu u takua me Bashar Assad për ta informuar atë në lidhje me stërvitjet dhe për të diskutuar planet mbi thellimin e bashkëpunimit ushtarako-teknik.
Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se stërvitja në Mesdheun lindor përfshin 15 anije luftarake dhe rreth 30 avionë. Manovrat, sipas tij, kanë për qëllim përgatitjen për të “mbrojtur interesat kombëtare” dhe “për të shmangur kërcënimet ushtarake kundër Federatës Ruse”.
