Një 26-vjeçar shqiptar në Angli është dënuar me 1 vit burg pasi është kapur me lëndë narkotike.
Bëhet fjalë për shqiptarin Andi Salaj, i cili po lëvizte me makinë brenda së cilës kishte lëndën narkotike.
Ndërkohë pas kontrollit të kryer në automjeti i tij, përveç drogës iu gjetën edhe shuma të mëdha parash.
Pas kontrollit në makinë policia ushtroi kontroll në shtëpinë e tij ku gjeti lëndë narkotike kanabis, para në vlerë 8 mijë deri në 20 mijë paund.
26-vjeçari u deklarua fajtor. Ndërkohë avokatja e tij kërkoi ulje të dënimi, pasi shqiptari kishte qenë i detyruar t’i hynte kësaj rruge për se gruaja e tij kishte humbur punën dhe ai ishte në gjendje të vështirë ekonomike dhe se nuk kishin para për të ushqyer fëmijën e tyre.
“Në atë kohë Salaj ishte në gjendje të vështirë ekonomike. Gruaja e tij humbi punën, pasi biznesi ku punonte u mbyll. Ai nuk mund të punonte në mënyrë të ligjshme dhe duke mos pasur para i hyri kësaj rruge”, ka thënë avokatja e tij Alison Whalley.
Salaj u dënua me kusht dhe dënimi 1-vjeçar iu konvertua në 180 orë punë pa pagesë në komunitet.