Është shkarkuar nga detyra drejtori i Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) në Gjirokastër, Armand Hilaj pas denoncimit të skandalit të kompanisë “Gjirofarm”.
Në këto produkte të “Gjirofarm” janë gjetur mbetje fekalesh në linjën e salcës dhe të kosit që shiteshin me shumicë në treg. Kjo u vërtetua edhe pas mostrave të marra për analizim nga AKU.
AKU u bëri thirrje konsumatorëve që të kthenin këto produkte.
