Kreu i grupit parlamentar të PS, Taluant Balla replikoi sot në Kuvend me ish-kryeministrin Sali Berisha.
Balla thotë se Berisha nuk duhet të hedhë akuza ndaj SPAK, pasi ka ende një hetim të hapur ndaj tij për korruspion. Balla kërkoi nga SPAK që të japë një përgjigje se në çfarë faze kanë shkuar hetimet e kryera.
“U shprehe Sali për SPAK-un. Ke të drejtë Sali se SPAK-u prej teje ende nuk po vepron. Kuvendi i Shqipërisë, në nëj komision hetimor, edhe me votën e Ilir Metës, ti je kallëzuar penalisht për shpërdorim të rëndë detyre, ushtrim të paligjshëm e korrupsion nga Kuvendi i Shqipërisë. I bëj thirrje SPAK-ut, e jo skrapit siç thua ti të kthejë përgjigje se ku ndodhen hetimet për këtë çështje. Prokuroria ka deklaruar se një prokurore e ka marrë këtë çështje, por sot është në nderin e SPAK-ut se në çfarë faze janë hetimet dhe a është thërritur ndonjëherë Berisha për një nga pronat më të mëdha në Tiranë, ku ti, dhëndri ynë keni ndërtuar 20 mln euro pasuri. Çohesh ti dhe na bën ne moral”, tha Balla.
