Nga Anila Kalleshi
Alumini që më herët ka qenë i njohur që është neurotoksik.
Studimet kanë dëshmuar se ekspozimi kronik është një faktor për shumë sëmundje neurologjike, përfshirë demencën, autizmin dhe sëmundjen e Parkinsonit.
Një studim i ri nga Universiteti Keele ne UK tregon nivele të larta të aluminit në trurin e një individi të ekspozuar ndaj aluminit në punë, që më vonë vdiq nga sëmundja e Alzheimerit.
Në dokumentarin “The Age of Aluminium” shfaqen “anët e errëta” të këtij metali toksik, duke eksploruar lidhjen e shkencës ndërmjet aluminit dhe sëmundjeve të tilla si kanceri i gjirit dhe çrregullimeve neurologjike.
Në këtë film, neuroshkencetari Christopher Shaë tregon se shumë studiues kanë filluar të pranojnë se alumini luan rol të rëndësishëm në sëmundjet neurodegjenerative të tilla si Alzheimer. Nëse kjo shkakton edhe sëmundje të tjera është ende pyetje e hapur, por Alzheimer-i është në fokus dhe është mjaft e qartë se trupi i ngarkuar me alumin te njerëzit që janë të ekspozuar ndaj tij mund të kontribuojë në sëmundjen e Alzheimerit.
Sipas një studimi, një i rritur në SHBA konsumon rreth 7-9 mg alumin në ditë me ushqim, dhe një shumë më të vogël nga ajri dhe uji. Vetëm rreth një për qind e aluminit që e merrni nga goja absorbohet në trupin tuaj, pjesa tjetër lëviz nga trakti tretës.
