Edi Rama është politikani më i pëlqyer në gjithë Bashkinë e Durrësit. Sipas një sondazhi të kryer nga Ewuronews Albania atë e kanë pëlqyer 45.2 përqind e qytetarëve të Durrësit që janë përfshirë në sondazh.
Pas tij renditet Sali Berisha me 28.5 për qind, duke shënuar një rritje të ndjeshme krahasuar kjo me sondazhet e mëparshme.
Në vend të tretë renditet kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha me 14.9 për qind të pëlqyeshmërisë, ose gati sa gjysma e Berishës.
Në vend të fundit renditet Monika Kryemadhi me 7.7 për qind të votave.
Është fakt se Sali Berisha dhe Lulzim Basha të dy bashkë kanë më pak mbështetje se Edi Rama vetëm.
Sondazhi
Edi rama 45.2%
Sali Berisha 28.5 %
Lulzim Basha 14.9%
Monika Kryemadhi 7.7%
