Kryebashkiaku i Fierit Armando Subashi ka përfunduar marrjen në pyetje nga SPAK lidhur me aferën e inceneratorit të këtij qyteti.
Subashi nuk ka thënë shumë në dalje të Prokurorisë së Posaçme, por theksoi se është i gatshëm që të merret sërish në pyetje nga prokuroria.
“Për incineratorët isha. E di prokuroria nëse do pyetem sërish apo jo. Isha aty 2 ose 3 orë. Nuk do të përgjigjem, sepse gjërat janë pjesë e hetimeve. Unë jam i gatshëm të pyetem sërish. Nuk ka asnjë problem në këtë pikë.”, tha ai.
