Disa i konsiderojnë ata “forcat speciale më të mira në botë“. Spetsnaz, forcat ruse janë të ashpër, me shumë përvojë dhe me të gjitha mjetet e nevojshme për luftë.
Në rast konflikti në Evropë (sepse lufta nuk do të kufizohej sigurisht vetëm në Ukrainë), ata do të marrin përsipër të godisnin me misione sabotuese në portet, aeroportet dhe qendrat strategjike të vendeve perëndimore. Këto forca mund të godasin në çdo vend.
