Debate të ashpra janë zhvilluar sot gjatë komisionit hetimor parlamentar për inceneratorët, ku e thirrur për të dëshmuar ishte ish-anëtarja e Komisionit të Prokurimit të Inceneratorit të Tiranës, Valbona Ballgjini.
Kryetarja e Komisionit, znj. Jorida Tabaku i ka kërkuar shpjegime znj. Ballgjini në lidhje me ato ç’ka ajo di sa i përket çështjes së inceneratorëve por kjo e fundit ka refuzuar të përgjigjet përpara këtij komisioni. Ndërsa Tabaku i është drejtuar se refuzimi për të dëshmuar në këtë komision është vepër penale, znj. Ballgjini deklaroi se e ka të ndaluar nga SPAK që të prononcohet për shkak se mund të prishë hetimet. Ajo tha se çdo informacion që di e ka bërë të ditur në SPAK.
Valbona Ballgjini: “Na është lënë porosi që asgjë nuk duhet të dalë. Kam ardhur në respekt të komisionit sot por sot nuk mund të japë asnjë detaj lidhur me këtë procedurë. Edhe është pjesë e sekretit hetimor.”
Valbona Ballgjini: “Edhe deklaratat nuk na janë dhënë për të mos dalë informacionet nga SPAK dhe nuk na lejohet me atë që janë diskutuar.”
Tabaku: “Kemi pasur disa të tjerë. Ne nuk i kemi akuzuar se po prish hetimet.”
Tabaku: Duke referuar të përgjigjeni është vepër penale.
Felaj: Më jep fjalën për procedurë.
Tabaku: Fjalën e ka zonja Zhupa.
Felaj: Më jep fjalën, çfarë janë këto lojra kalamajsh.
Tabaku: Qetësohu. Me qetësi zonja Felaj.
Ballgjini: Thirrja e parë është me anë të një telefonate. Thirrjen e dytë e kam marrë me anë të një shkrese që është shumë lehtë i asksesueshëm nga SPAK.
