Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Ngacmimet në punë/ Presidenti Meta dekreton ligjin: Përmirësim i vazhdueshëm i legjislacionit

12:48 / February 21, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ilir metaa 770x433 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dhënë një mesazh të qartë në lidhje me ngacmimet dhe dhunën në botën e punës. Presidenti Meta, ka dekretuar sot me shpallje: Ligjin nr. 13/2022 “Për ratifikimin e konventës 190 “Konventa për Dhunën dhe Ngacmimin” të Organizatës Ndërkombëtare të Punës, 1986”.

Ai thekson se bërja pjesë e legjislacionit të brendshëm, të standardeve që vendos kjo konventë në drejtim të eliminimit të dhunës dhe ngacmimeve që ndodhin gjatë, në lidhje, me ose që lindin nga puna, është për t`u vlerësuar.

“Shqipëria duhet të bëjë përpjekje serioze për të respektuar dhe realizuar në praktikë të drejtën e gjithsecilit për një botë pune pa dhunë dhe ngacmim.Ratifikimi i kësaj konvente duhet të shoqërohet me plan konkret për përmirësimin e legjislacionit tonë kombëtar për përafrimin me standardet ndërkombëtare të punës së ILO-s, dhe atë të Bashkimit Europian në këtë fushë, e që garantojnë të drejtën për barazi dhe mosdiskriminim në punësim dhe profesion”, deklaron Meta.

Ai shton se ‘gjithashtu, në përputhje me detyrimet e marra përsipër sipas konventës, nevojitet përmirësimi i vazhdueshëm i legjislacionit të brendshëm për të siguruar autorizimin e inspektorateve të punës dhe autoriteteve të tjera përkatëse, për të trajtuar dhunën dhe ngacmimin në botën e punës, duke përfshirë edhe lëshimin e urdhrave që kërkojnë marrjen e masave me fuqi ekzekutimi të menjëhershme, dhe urdhra për të ndaluar punën në rastet e një rreziku të afërt për jetën, shëndetin ose sigurinë, duke iu nënshtruar çdo të drejte për ankesë pranë një autoriteti gjyqësor ose administrativ, i cili mund të parashikohet me ligj’.

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=629&loc=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fngacmimet ne pune presidenti meta dekreton ligjin permiresim i vazhdueshem i legjislacionit duhet te trajtohen ne politikat perkatese kombetare%2F&referer=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb

“Dhuna dhe ngacmimi në botën e punës duhet të trajtohen në politikat përkatëse kombëtare, siç janë ato politika që lidhen me sigurinë dhe shëndetin në punë, barazinë dhe mosdiskriminimin, dhe migracionin”, deklaron Kreu i Shtetit.

Meta Reagim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, stuhia e fuqishme “mbërthen” Shqipërinë, era e fortë zbraz plazhet në Vlorë

22:45 / July 21, 2026

ASHK: Do të formalizohen 697 kulla të vjetra, poseduesit do të pajisen me certifikatë pronësie

22:22 / July 21, 2026

Aplikimet për universitet nisin më 27 korrik, maturantët kanë gjashtë ditë për të zgjedhur degët

22:17 / July 21, 2026

Pas Ministrit të Mbrojtjes, Zelensky ndryshon edhe drejtimin e ushtrisë

22:09 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.