Ish-ministri i Financave, Shkëlqim Cani ka dëshmuar sot në Komisionin Hetimor, në lidhje me procedurat që janë ndjekur për inceneratorin e Elbasanit.
Cani sqaron se e ka refuzuar miratimin e projektit, pasi sipas tij kjo procedurë nuk ishte në përputhje me ligjin.
Tabaku: Zoti Cani kemi bërë prezantimin e inceneratorit të Elbasanit dhe kemi prezantuar një material të gjatë, unë kam lexuar disa përgjigje tuajat si ministër i Financave dhe përgjigjet e ish ministrit Koka, ju kujtohet kjo procedurë?
Cani: Mirëdita dhe punë të mbarë, të dy palët jemi me një qëllim. Duan të nxjerrin të vërtetën. Në fakt do ta kisha të vështirë që pas 7-8 vjetësh të kujtoja gjithçka, por me keni ndihmuar me materialet që keni nxjerrë dhe unë e kam të qartë si ka rrjedhur procedura. Besoj që koha bën të vetën dhe venit kujtesën. Kështu që po e kujtoj, por jo me detaje.
Tabaku: Procedura ka nisur me një kërkese të Lefter kokës drejtuar jush. Ju me korrektese i jeni përgjigjur që ky projekt nuk ka asnjë asgjë të nevojshme për të nuk janë plotësuar kushtet dhe kriteret. Zoti koka ka vazhduar me të njëjtat pyetje. Në gjykim tim nuk është një miratim final për procedurën
Cani: Kemi një korrespondonte bazohet në ligjin përkatës të kohës, e cila kërkon një set dokumentesh, që duhen plotësuar në mënyrë që MF të bëjë shqyrtimin dhe më pas të veprojë me alokimin e fondeve. Ne kemi refuzuar, mbështetur në kërkesat dhe aktet ligjore. Është normale që ne të vepronim kështu. Ndërkohë ka ardhur edhe një projekt vendim kur kërkohet që të zbatohet një procedurë e veçante lidhur me djegësin e mbeturinave. Kjo procedurë ka marrë përgjigje nga ne që nuk përputhet me ligjin, sepse 3 janë opsionet, nuk është në këto të treja. Po ashtu kërkojmë edhe të dhëna për firmën e që ne e shikojmë tek kapacitetet financiare.
Tabaku: Ka pasur një komunikim të gjatë dhe ju keni refuzuar dhe ngrini shqetësimin për kapitalin.
Cani: Eshtë një nga kërkesat financiare. Jo të gjitha firmat i kanë paratë vetë. Zgjidhjen e gjejnë vetë. Por ne si ministri para se të japim para, duam ta dimë a janë në gjendje ta kryejnë kete aktivitet apo jo.
