Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Anglia sanksionon 5 banka ruse, Boris Johnson: Ky është vetëm fillimi i…

14:15 / February 22, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
211210072535 01 boris johnson 12 08 2021 exlarge 169
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në një mbledhje të komitetit të qeverisë britanike për situatën në Ukrainë, kryeministri Boris Johnson tha në fjalimin e tij se presidenti rus Vladimir Putin ka shkelur në mënyrë flagrante marrëveshjet e Minskut duke njohur dy rajone në Ukrainën lindore të cilat kontrollohen nga rebelët, shkruan BBC.

Sipas Johnson, vendimi i Putin për të njohur rajonet separatiste të Ukrainës është një pretekst për pushtimin e plotë të Ukrainës. Kryeministri britanik tha se deputetët duhet të mendojnë se si në vitin 2022 një udhëheqës mund të organizojë me qetësi dhe qëllimisht shkatërrimin e një fqinji paqësor dhe është pikërisht kjo që po bën Putin.

“Ne nuk duhet të përgatitemi për fazat e ardhshme të planeve të Putinit, por duhet të presim një ofensivë të përgjithshme prej afro 200,000 trupash. “Ne do të vendosim menjëherë një paketë sanksionesh ndërkombëtare,” citoi Johnson.

“Ky është vetëm fillimi i një breshëri sanksionesh, sepse ne besojmë se do të ketë më shumë sjellje irracionale ruse në të ardhmen,” thotë ai.

Boris Johnson njoftoi vendosjen e sanksioneve kundër pesë bankave ruse: Rossiya, IS Bank, General Bank, Promsvyazbank dhe Bankës së Detit të Zi.  Johnson tha se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të kërkojë një zgjidhje diplomatike deri në momentin e fundit.

“Mbretëria e Bashkuar dhe aleatët e saj  do të vazhdojnë të vendosin sanksione kundër Rusisë”, mbylli fjalën e tij kryeministri.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

SHBA rikthen Rusinë dhe Ukrainën në tryezën e bisedimeve

10:01 / November 3, 2026

Sulmet me dronë rusë e kthejnë Detin e Zi në një nga korridoret detare më të rrezikshme në botë

09:49 / November 3, 2026

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA/ Test vendimtar për Trump

09:38 / November 3, 2026

Ish-kancelarja Angela Merkel do të kandidojë në zgjedhjet presidenciale në Gjermani

22:56 / November 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.