Një emigrant ilegal shqiptar në Angli është dënuar nga një gjykatës pas një bastisje të policisë në një ish sallë bilardoje. Në momentin që oficerët u futën me forcë në ambientet e katit të parë më 17 nëntor të vitit të kaluar, shqiptari Bledar Simaku tentoi të arratisej duke u ngjitur në çati dhe duke u hedhur poshtë.
Pas hedhjes, Simaku theu këmbën dhe kjo bëri që efektivët ta arrestonin. Prokurorja Camille Morland i tha gjykatës së Bradford Crown se pavarësisht nga thyerja e këmbës, Simaku, 23 vjeç, u përpoq të ikte përmes qendrës së qytetit Bradford, por ai u gjurmua nga CCTV dhe u arrestua.
Morland tha se ferma e kanabisit përfshinte pajisje të tilla si llambat e ngrohjes dhe një sistem ujitjeje.
Simaku do të vuajë gjysmën e dënimit të tij prej 15 muajsh burg përpara se të deportohet automatikisht në Shqipëri.
