Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Debatet në komision, Rama përplaset me Tabakun: Jam në dijeni që në Elbasan e Fier…!

13:03 / February 23, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
d4362b8f 53d8 4e02 8b6f 9a7c4398411f
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kanë nisur debatet e forta mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetares së Komisionit Hetimor për Inceneratorët, Jorida Tabaku.

I thirrur për të dëshmuar, kryeministri Rama është pyetur nga Tabaku nëse ka dijeni që plehrat janë financuar me paratë e shqiptarëve.

Pjesë nga debatet:
Rama: “E kam problem ofendimin e inteligjencës, e kam shumë problem, kur inteligjenca ofendohet deri në këtë pikë, se po të them zonjë mos më cito gabim. Jeni ju që po bëni propagandë. Të thashë që unë nuk mbaj mend asnjë mbledhje qeverie, ndaj pyetja a e mbani mend atë mbledhje qeverie është e gabuar. Pse duhet ta mbaj mend atë mbledhje qeverie, çfarë është mbledhja e qeverisë, është diçka që bëhet çdo javë. Mbaj mend vetëm mbledhjen e qeverisë, kur është vënë fotografia e Ismail Qemalit.”

Tabaku: “I kërkoj teknikës, nuk është normale që të më mbyllet mua mikrofoni e t’i rri dëshmitarit hapur. Z. dëshmitar, në këtë mbledhje qeverie është marrë vendimi për financimin paraprak të një kontrate koncesionare, për të cilën sot është i akuzuar një ministër socialist. Pa ju cenuar inteligjencën, kisha menduar se mund ta kishit kërkuar këtë vendim të Këshillit të Ministrave. A jeni në dijeni të faktit se çdo punë e bërë për trajtimin e mbetjeve është bërë me paratë e buxhetit?”

Rama: “Ish-ministri nuk është i akuzuar për ndonjë vendim qeverie, as për ndonjë mbledhje qeverie, zonjë, as për ndonjë aferë të madhe qeverie. Ish-ministri është nën akuzë për korrupsion, që ai individualisht ka kryer me palën tjetër. Prandaj, lidhja mes mbledhjeve, vendimeve, funksionimit të gjithë zinxhirit me akuzën e ish-ministrit është abuzive, se nuk ka lidhje fare. Ajo është një marrëdhënie që dyshohet, sepse duhet ta provojë gjykata, dhe mbi dyshimin është ngritur akuza për korrupsion, por kjo nuk do të thotë që plehrat nuk janë pastruar, që impiantet nuk janë ndërtuar, që revolucioni për ta transformuar Shqipërinë nga një gropë plehrash në mes të Evropës, në një vend që nuk mbytet nga plehrat, që ka shkuar përpara, falë të gjitha këtyre vendimeve e të gjitha këtyre veprimeve. Unë jam në dijeni që në Elbasan e Fier janë ndërtuar dy vepra, për të cilat unë jam krenar.”

Ndërhyn Tabaku

Rama: “Përqendrohu.”
Tabaku: “Kam nevojë të fokusoheni te pyetjet.”
Rama: “Çfarë duhet të them unë i shkreti, kur ju më pyetët për buxhetin.”
Tabaku: “Të mos kalojmë nga një pyetje te tjetra.”
Rama; “Jo, jam te buxheti.”
Tabaku: “Të lutem, kjo propaganda, gropa me plehra.”
Rama: “Zonjë, më lini të flas.”
Tabaku: “E kuptoni pyetjen?”
Rama: “Nuk e kuptova, por e ndjej.”
Tabaku: “Lëri batuat e ironitë për jashtë. A jeni në dijeni se plehrat janë financuar me buxhetin e shtetit, meqë e doni kështu?”
Rama: “Jo e dua unë, por kështu duhet, se e dua shumë gjuhën shqipe.”
Tabaku: “Mos na trego çdo lloj gjëje.”
Rama: “O zonjë, s’po ju tregoj çdo lloj gjëje.”
Tabaku: “Mos na ngrij zërin.”
Rama: “S’po ngre zërin, por ju keni frikë.”
Tabaku: “Keni ju frikë nga ligji, se keni një ish-ministër në burg.”
Rama: Mos më ndërprisni.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Reagon Arbër Hajdari dhe shigjeton Erion Veliajn: Nuk kam ëndërruar ndonjëherë të më punësojë larg qoftë Lali Eri!

22:43 / November 2, 2026

“Nuk ka akoma një marrëveshje”/ Projekti në Sazan, Rama ironizon: Po trajtohet sikur flamingot do të vriten dhe do i hajë Trumpi për mëngjes

22:24 / November 2, 2026

“Bombat artizanale, rrezik për jetën e policëve”/ Faik Basha: Protesta u përdor si eksperiment për të krijuar destabilitet

21:19 / November 2, 2026

“Vendoret 2027”, Lefter Maliqi tregon për takimin me Metën: Jam kandidat i vetëm i PL, nëse humbas, faji është imi

20:20 / November 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.