Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Tabaku i kërkon llogari për 100 milionë eurot, Rama refuzon t’i përgjigjet: E keni zërin shumë grricës!

13:44 / February 23, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2022 02 23 at 12.48.45 PM 675x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka refuzuar t’i përgjigjet pyetjeve të kryetares së Komisionit hetimor për Inceneratorët, Jorida Tabaku.

Kjo e fundit ka insistuar që Rama të përgjigjet nëse janë financuar 100 milionë euro nga buxheti i shtetit për inceneratorët, por Rama nuk është përgjigjur.

Pjesë nga debati:
Tabaku: Aktrimin e lëmë jashtë sallës. 100 milionë euro pagesa.
Rama: Kam kaq kohë që e shpjegoj, ju tani bëtë një fyerje. Po ju them për herë të fundit, o bëni kryetaren e komisionit e zbatoni ligjin dhe kur më jepni fjalën më lini të mbaroj, ose nëse do ta bëni me jo aktrimi, jo propaganda, jam i gatshëm. E kam pas një komision hetimor këtu unë, me sjellje inkuizicionale. O bëj pyetjen e prit përgjigjen me durim, ose fyej, por se cfarë të pret pastaj nuk i dihet.
Tabaku: I vetmi që fyeni jeni ju.
Rama: Kur kam fyer?
Tabaku: Me këtë ton mund t’ju drejtoheni vartësve tuaj.
Rama: Mos më bëj mua komente. S’ka pyetje të radhës, se do fokusohemi te 100 milionëshi.

Tabaku: Fokusohu te pyetja.
Rama: E ke atë zërin grricës.
Tabaku: A ka mundësi të ulësh zërin këtu? I dëgjon ofendimet që po bën, ul zërin në këtë komision.
Rama: Kërkoj 3 minuta pushim sa të qetësohet kryetarja. I kërkoj ndjesë këtyre këtu se ngrita tonin, por kështu nuk vazhdohet. Nuk vazhdoj unë kështu, se sekretaret e partisë i kam pas përpara që kur kam qenë i vogël. Nuk ka kështu.
Tabaku: 100 milionë euro. Pi dhe pak ujë, e qetësohu.
Rama: Sa më shumë të bësh kështu, aq më shumë punë do prishësh.
Tabaku: Qetësohu e përgjigju.
Rama: Ke muaj që shkallon miletin me 430 milionë, tani i zbret te 100 milionë. Kam ardhur këtu për këto lekët dhe nuk iki pa i sqaruar. Mos më nxirr nga lëkura e dëshmitarit se mezi po rri tani. Të jetë e fundit që më ndërpret. Nuk i përgjigjem, sepse jeni në shkelje ligji. Nuk mundem që pas çdo pyetje t’ju tregoj ligjin. Unë juve nuk ju përgjigjem më, ju vazhdoni bëni pyetje. Ky quhet bullizëm ndaj dëshmitarit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Autobusi me turistë përmbyset në rrugë, 5 të vdekur dhe 40 të plagosur në Zvicër

19:00 / September 11, 2026

Kosovë, tjetër dështim për konstituimin/ Shtyhet seanca, nuk ka dakordësi për nënkryetarët

18:38 / September 11, 2026

Ministrja Spahiu merr detyrën: Prani besnike në çdo institucion të sistemit shëndetësor

17:59 / September 11, 2026

Administrativja urdhëroi zhbllokimin e pagave për GJKKO-në dhe Durrësin, Rama: Veproi me “shpejtësinë e skëterrës” për rrogat e veta! Dyert e Thesarit i hap vetëm Kuvendi

16:40 / September 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.