Klementina Cenkollari
Qeveria socialiste po përgatitet të ndryshojë sërish ligjin për veting-un në polici. Ligji, që do të kalonte në sitë 13 mijë punonjës, synonte të pastronte nga radhët e policisë efektivët e korruptuar, deri më tani nuk ka dhënë rezultatet e pritshme, edhe pse, qëkurse u miratua, ka pësuar tre
herë ndryshime.
Ministria e Brendshme, konfirmon se ka ngritur një grup pune për rishikimin e ligjit nr. 12/2018 “Për
vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në ministrinë e Brendshme”, i cili aktualisht është i pezulluar.
Ministria thotë se në thelb të nismës është se vetingu parashikohet të jetë kalimtar dhe jo periodik, e kjo vetëm për gradat e larta.
“Me ndryshimet e vitit 2021, konkretisht me ligjin Nr. 30/2021 “Për disa ndryshime në ligjin 12/2018”,
është përcaktuar pezullimi i procesit të vlerësimit për subjektet e tjera të ligjit, për t’u orientuar drejt
trupave të vlerësimit të AMP-së. Po t’i referoheni ndryshimit ligjor të sipërcituar, qartësisht kuptohet që me këtë ndryshim ligjor është pezulluar procesi për subjektet e tjera të Komisionit të Jashtëm të
Vlerësimit, pasi AMP-ja nuk e ka filluar ende këtë proces, pa kaluar me parë vetingun trupat e saj të
vlerësimit nga ky komision”, tha përmes një përgjigje zyrtare Agjencia e Mbikqyrjes Policore.
Vonesat që kanë shoqëruar këtë process janë kritiikuar më herët nga ligjvënës, por edhe partner të huaj, kanë ngritur shqetësimin për kohën e gjatë që kërkohet për përpunimin e informacioneve.
Ministria, mbron nevojën për rishikimin e ligjit, bazuar edhe në rekomandimet e GRECO, që në raportin e fundit, kërkonte rishikim të procesit.

GRECO shpjegon se verifikimi i rreth 12 000 punonjësve të policisë do të ngarkojë shumë Policinë e
Shtetit dhe do të marrë vite si proces. Ka të ngjarë të rezultojë në largimin e një numri të konsiderueshëm të stafit të kualifikuar nga Policia, qoftë vullnetarisht ose më tej për t’u shkarkuar pas një rezultati negative të verifikimit.
“Në sfondin e një lëvizjeje tashmë të lartë të stafit, kjo mund të vështirësojë ushtrimin e funksioneve bazë të policisë dhe mund të sjellë më shumë dëm sesa dobi. GRECO shprehu shqetësimin e tij se procesi I verifikimit kalimtar nuk kap në mënyrë adekuate të gjitha rreziqet e mundshme të integritetit, si ato që lidhen me abuzimin me substancat, lojërat e fatit, etj. Rreziqe të tilla mund të merren gjatë procesit fillestar të rekrutimit në Akademinë e Sigurisë, por jo të rregullta”, theksohet më tej.

Vonesat e vetingut, si u ndryshua tre herë ligji?
Sipas parashikimit fillestar, konkretisht neni 68 i ligjit nr.12/2018, procesi i vettingut do duhet të
përfundonte brenda dy viteve, që nga 21 nëntori I 2019 kur nisi procesi I vetting-ut të policisë, me subjekt kontrollin e pastërtisë së figutës, pasurisë dhe aspektit profesional të punonjësve të policisë, është raportuar se vetëm 57 vendime janë firmosur zyrtarisht. U hetuan administrativisht 52 zyrtare policie, prej të cilëve vetëm 4 u përjashtuan. 5 prej tyre janë dorëhequr vullnetarisht.
Komisioni I Jashtëm I Vlerësimit, I ngarkuar me ligj për vetting-un në radhët e unformave blu dhe Gardës
së Republikës, nuk iu përgjigj kërkesës për informacion mbi të dhënat më të fundit për numrin e
punonjësve të policisë që i janë nështrar këtij procesi.
Vetingu në polici gjatë zbatimit të tij ka pësuar 3 ndryshime, përkatësisht në vitin 2019, 2020 dhe
2021.
Kuvendi do të miratonte ligjin nr. 12/2018 “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrisë e Brendshme” në 5 mars te 2018. Qëllimi, sipas ligjvënësve ishte vlerësimi kalimtar dhe periodik i punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit të Çështjeve e Brendshme dhe Ankesave në Ministrinë e Brendshme, për të siguruar institucione të forta e të besueshme, me profesionistë me integritet.

Por muaj më vonë Komiteti Shqiptar i Helsinkit Kërkuesi, KSHH-ja, iu drejtua Gjykatës Kushtetuese
(Gjykata) në datën 01.11.2018, duke kërkuar shfuqizimin e neneve 34, pika 2, shkronja “gj” dhe 38, pika 2, shkronja “e”, të ligjit nr. 95/2016, si dhe të nenit 38, pika 2, të ligjit nr. 12/2018. Nene të cilat kishin të bënin me testin e poligrafit për punonjësit e Policisë së Shtetit.
Me plotësimin e kuorumit për funksionimin e kolegjeve seleksionuese të Gjykatës dhe të Mbledhjes së Gjyqtarëve, Kolegji në prill të 2021 shfuqizoi përfundimisht testin e poligrafti, duke i dhënë të drejtë
KSHH. Por përpara nisjes së seancave të para publike për zurtarët e lartë të Policisë së Shtetit dhe
vendimmarrjes së Gjykatës Kushtetuese, ligji për Vetingun nëq Polici do të bënmte disa ecejake.
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj do të kërkonte me 28 mars të 2019, ndryshime të ligjit për vetingun në Polici. Ndryshimi i propozuar nga ministri është që punonjësit e Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave të kalonin të parët filtrin e Vetting-u, t dhe më pas kjo strukturë ta drejtonte procesin për strukturat e tjera. Kundër kësaj ideje doli paraardhësi i Llëshajt, Fatmir Xhafaj.
Në 2020 ligji ndryshoi sërish, ku u hoq afati për ”filtrin” nga Komisionit të Jashtëm të vlerësimit, po
ashtu u vendos që SHÇBA do niste punën me gradat e ulëta.
NË 2021 shumica kërkoi sërish ndryshimin e ligjit, me qëllim pezullimin e Vettingut në polici, pezullim i cili vijon ende, por vetëm për gradat e larta të ish SHÇBA.
Prej 10 shkurtit të këtij ka hyrë në fuqi ligji për Agjencinë e Mbikqyrjes Policore, e cila do të ketë një rol të rëndësishëm në procesin e vettingut por edhe në hetimet që kjo strukturë do të kryejë në lidhje punonjësit e policisë. Ndryshe nga SHÇBA, struktura e re ka kompetenca me të shtuara.
