Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Testi anti-drogë në polici, nga 1736 efektivë, 45 rezultojnë pozitivë

10:00 / February 24, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia e shtetit 700x460 685x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, në kuadër të masave parandaluese për përdorimin e lëndëve narkotike nga punonjësit e Policisë së Shtetit, si dhe me qëllim rritjen e standardeve dhe integritetit personal të tyre, nga data 15 nëntor i vitit t♪7 kaluar, ka vijuar me ekzaminimin e punonjësve të Policisë së Shtetit, të cilët gjatë karrierës dyshohen për përdorimin e lëndëve narkotike.

Sikurse është bërë e ditur, ekzaminimi filloi pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Bashkëpunimit ndërmjet laboratorit mjekësor “Intermedica” në Tiranë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, për kryerjen e tij, pa asnjë kosto për punonjësit dhe për Policinë e Shtetit.

Deri tani janë ekzaminuar 1736 punonjës policie, kryesisht nga sektorë dhe mosha me risk, nga të cilët 45 kanë rezultuar të dyshuar pozitivë.

Për këtë kategori po kryhen hetime administrative nga Drejtoria e Standardeve Profesionale. Është përjashtuar nga Policia e Shtetit, 1 punonjës policie, duke analizuar edhe rrethanat e tjera të cilat vërtetojnë shkeljen e rëndë disiplinore.

Në vijim të hetimit administrativ, për kategorinë e të dyshuarve pozitivë, do të zhvillohet një test i dytë, për t’u siguruar nëse janë përdorues të lëndëve narkotike.

Policia e Shtetit mbetet e angazhuar dhe e vendosur për të luftuar krimin, në veçanti krimin e organizuar, duke krijuar një ambient sa më të sigurt për qytetarët, si dhe për të larguar nga radhët e saj çdo punonjës policie që abuzon me detyrën dhe me ligjin. Në këtë kuadër fton sërish qytetarët që të denoncojnë në 112 e Komisariatin Dixhital, çdo paligjshmëri, sjellje të pahijshme apo abuzim me detyrën nga punonjësit e Policisë, duke iu garantuar reagim të menjëhershëm, profesional e të paanshëm.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

I shpallur në kërkim nga SPAK për trafik ndërkombëtar droge, vetëdorëzohet në polici një personazh i shumëkërkuar

14:40 / July 28, 2026

Aksident me katër automjete në hyrje të Elbasanit, dy të plagosur

10:35 / July 28, 2026

Të akuzuar për trafik ndërkombëtar narkotikësh drejt Finlandës, SPAK dërgon në gjyq 11 persona

15:56 / July 27, 2026

Ish i fejuari i vrau prindërit dhe e mori peng, zbardhet dëshmia e Rozalinda Plakës: Si nisi konflikti me Refit Buzin dhe momentet e tmerrit në banesë

13:43 / July 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.