Një lokal në kryeqytet është përfshirë nga flakët paraditen e sotme.
Nga ajo çfarë raporton policia, mësohet se zjarri ka rënë në një biznes te rruga “Dritan Hoxha”, ku për fat të mirë rezulton se ka vetëm dëme materiale.
Tiranë/Informacion paraprak
Me datë 24.02.2022, në rrugën “Dritan Hoxha”, ka rënë zjarr në një lokal dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.
