Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Gjekmarkaj në Kuvend: Doja të pajtonim një psikolog për “kalin e racës”…

13:10 / February 24, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gjekmarkaj 564x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti i PD Agron Gjekmarkaj ka reaguar pasi në parlament iu ndërpre fjala ndërsa ironizon gjestin duke theksuar se u nisa të them se nga fjalimet e qeverisë më lindi ideja ta ftoj Kuvendin të pajtojë një psikolog për shqetësimin e trazimin që komisioni hetimor u ka shkaktuar ministrave dhe “kalit të rracës” siç tha Kryeministri dje me përkëdheli për veten.

Nga Agron Gjekmarkaj

U nisa të marr fjalën në parlament po vigjilenca e Kryetares ma nderpreu mendimin gjymtimi i të cilit me shkakton vuajtje! Lavdi Zotit që ekziston e shkruara ! U nisa të them se nga fjalimet e qeverisë më lindi ideja ta ftoj Kuvendin të pajtojë një psikolog për shqetësimin e trazimin që komisioni hetimor u ka shkaktuar ministrave dhe “kalit të rracës” siç tha Kryeministri dje me përkëdheli për veten.

Secili nga ne deputetët të nxjerrë ca lekë nga kursimet dhe t’i gjejë ku janë e ku nuk janë Gugallen, Mirel Mërtirin e Klodian Zoton e t’jua dërgojë se janë nën stres ! Kaq ja dola ta shqiptoj kur dora e Linditës ma zu fjalën pë zverku si xhebraili ! Me mirësi e kisha ! U duhen se janë nisur me nxitim! Njerëz janë, ndonjë valixhe edhe e kanë harruar. Po ashtu për ndoj nderrese e ca zahire. I pari do bëja kabull një rrogë. Po kaq duke parë e gjykuar se ju paskemi rënë në qafte tre esnafëve që kanë dhënë borxh emrin e shumë më tepër ministrave që firmosën atë hata u duhet kthyer respekti që ju hoqëm.

Ndaj doja të propozoja që Kuvendi të miratojë një rezolutë ku t’i imponohet Presidentit të Republikës që të gjithë dinjitarët e kësaj historie me inceneratorë , tre të fshehurit dhe gjithë qeveritarët e u rropaten shumë që kjo ditë të vijë, duke derdhur djersë e mund të dekorohen me medaljen “Nderi i Kombit” ndërsa ndihmësit që bënë letrat me “Naim Frashëri i klasit të parë” ! Të gëzohen qerratushërit se kanë vuajtur këto ditë. T’i tregojmë botës se Shqipëria i nderon evletërit e saj që kaq shumë bëjnë për të, për t’ja administruar paranë me nikoqirllek, për t’i zbardhur faqen e dlirur nga plehrat të cilat digjen e bëjnë dritë e cila përpara do të na shpjerë! Seanca do ishte relaksuar shumë nëse parasysh do merrej ky propozim !!!

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Vendoret 2027”, Lefter Maliqi tregon për takimin me Metën: Jam kandidat i vetëm i PL, nëse humbas, faji është imi

20:20 / November 2, 2026

Buxheti 2027, ministri Hoxha: Investojmë në përgatitjen e Shqipërisë si vend anëtar i BE-së

12:51 / November 2, 2026

Nga bonusi i bebeve tek pensionet dhe taksat, ministri Malaj prezanton Buxhetin 2027

11:19 / November 2, 2026

Protesta kombëtare e PD, vetëm një grup militantësh para kryeministrisë

13:35 / October 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.