Një tjetër makinë është djegur gjatë natës në qytetin e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Lirim” të qytetit ku një Opel Vectra është djegur tërësisht.
Nga hetimet e para sipas “Panorama” bëjet fjalë për një zjarrvënie të qëllimshme. Makina është në pronësi të G.H., i cili po merret në pyetje nga policia.