Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 45-vjeçar i cili akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike kundrejt vajzës së tij të mitur.
Nga sa sqaron policia, bëhet fjalë për shtetasin me iniciale B. T., 45 vjeç, banues në lagjen “Uji i Ftohtë” në Vlorë.
“Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin B. T., 45 vjeç, banues në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë, sepse ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij të mitur”, thuhet në njoftimin e policisë.
