Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka deklaruar se 11 shqiptarë në Ukrainë janë pjesë e planit të evakuimit.
Ministrja tha se shqiptarët janë mirë dhe se është në komunikim të vazhdueshëm me ata.
“Ka një komunitet të vogël shqiptarësh në Ukrainë që kanë krijuar familje e janë martuar atje. Ka 11 shqiptarë të sekonduar në organizatën e OSBE-së që janë pjesë e planit të evakuimit. Ata janë gjithë mirë, ne jemi në komunikim me ta, do kthehen në Shqipëri. Me pjesën e diasporës kemi qenë në kontakt të vogël me ta, 5 ose 6 vetë që kanë kërkuar asistencë për të lëvizur. Ambasadat tona në Varshavë e Rumani janë të gatshëm për t’i pritur”, tha Xhaçka.
