Sot shënon dita e tretë e luftimeve në Ukrainë dhe pavarësisht se rusët I janë afruar ndjeshëm Kievit, ushtria ukrainase po përdor çdo mjet për të mbrojtur kryeqytetin e tyre. Në mediat e huaja raportojnë se ukrainasit kanë arritur t’I shkaktojnë dëme të mëdha Rusisë deri më tani. Shifrat që qarkullojnë tregojnë se Rusia ka humbur 2800 trupa, 80 tanke, 516 automjete të blinduara, 10 aeroplanë dhe 7 helikopterë.
Gjithashtu edhe pala ruse ka pretendime të ngjashme, duke thënë se Moska ka kapur më shumë se 160 trupa; shkatërroi 74 objekte tokësore ushtarake ukrainase; rrëzoi pesë avionë luftarakë dhe një helikopter; dhe shkatërroi 18 tanke dhe mjete të tjera të blinduara.






Presidenti ukrainas, Volodmyr Zelensky ka deklaruar kishte zmbrapsur me sukses sulmet e Moskës pas një nate brutale luftimesh ku u rrëzuan dy avionë transportues ushtarakë rusë, një avion luftarak dhe një helikopter. Zelensky tha se ushtria e Ukrainës e ka nën kontroll kryeqytetin.
Trupat e Putinit kanë vazhduar marshimin e tyre drejt kryeqytetit të Ukrainës, me ministrinë britanike të mbrojtjes duke thënë se pjesa më e madhe e atyre që u përfshinë në avancim ishin tani 19 milje nga qendra e qytetit.
Agjencia ruse e lajmeve Interfax pretendoi se Moska kishte pushtuar qytetin juglindor të Melitopolit, por zyrtarët ukrainas ende nuk e kanë konfirmuar këtë.
Ministri i forcave të armatosura britanike, James Heappey hodhi dyshime mbi raportin, duke thënë se qyteti me rreth 150,000 njerëz ishte ende në duart e Ukrainës.
Ministri ukrainas i shëndetësisë tha se 198 njerëz janë vrarë dhe më shumë se 1,000 janë plagosur në ofensivën ruse. Viktor Lyashko tha se mes të vrarëve kishte edhe tre fëmijë. Deklarata e tij ishte e paqartë nëse viktimat përfshinin ushtarakë dhe civilë.
Ai tha se 1,115 persona të tjerë, përfshirë 33 fëmijë, u plagosën në pushtimin rus. Autoritetet ruse nuk dhanë të dhëna për viktimat.
Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitchsko tha se një raketë goditi një ndërtesë të lartë në periferi jugperëndimore të qytetit. Ai postoi një imazh që tregonte një vend të hapur në njërën anë të ndërtesës që shkatërroi apartamentet në disa kate. Zjarrfikësit thanë se të paktën gjashtë civilë u plagosën dhe 80 u evakuuan.
Media britanike, Daily Mail shkruan se ushtria e Ukrainës është shumë inferiore ndaj homologes së saj ruse me një sistem të mbrojtjes ajrore dhe forcë ajrore që daton që nga epoka sovjetike.
Kryetarja e një qyteti në jug të kryeqytetit ukrainas pretendoi se ushtria e vendit ka shmangur një përpjekje ruse për të marrë kontrollin e një baze ajrore ushtarake.
Natalia Balansynovych, kryebashkiakja e Vasylkiv, rreth 25 milje në jug të Kievit, tha të shtunën se forcat ajrore ruse u ulën pranë qytetit gjatë natës dhe u përpoqën të kapnin bazën. Ajo tha se luftime të ashpra u shpërthyen gjithashtu në rrugën qendrore të Vasylkiv.
