Rrugë bosh, ndërtesa të shkatërruara dhe njerëz që janë gjithmonë e më të tmerruar. Kështu ështe zgjuar Kievi edhe sot, në ditën e tretë të luftës.
Po ta shohësh, e gjitha duket si një skenë filmi. Një nga skenat më të tmerrshme ishte sulmi në bllokun e apartamenteve, ku për fat të mirë nuk u shënua asnjë viktimë.
Nëpër rrënojat e Kievit gjenden tashmë copëza të jetës – një libër, një fotografi e një fëmije, një tastierë.


Një banor I Kievit thotë: “Nuk është mrekulli,”. “Shumica e njerëzve janë strehuar në vende të ndryshme, në stacionet e metrosë apo vende të përkohshme ose një pjesë e tyre është larguar tashmë.
Një familje me fëmijë të vegjël nxiton për tu larguar, duke mbajtur çantat dhe një karrocë fëmijësh. Më pas futet në një furgon për tu larguar nga pushtimi rus, pasi në këtë kryeqytet europian, askush nuk është më i sigurt.”
