CNN raporton se që nga e enjtja, janë gjithsej 2,692 persona të arrestuar në protestat kundër luftës në Rusi, duke i’u referuar faqes së pavarur të monitorimit të protestave “OVD-Info”. I njëjti burim sqaron se 1,370 prej tyre janë arrestuar gjatë protestave në Moskë. .
Sipas OVD-Info, aktualisht protestat po vazhdojnë në të paktën 27 qytete të vendit.
Dy ditë mëparë, Komiteti Hetues i Rusisë bëri me dije se pjesëmarrja në çdo protestë kundër luftës në Ukrainë ishte e paligjshme. Ai shtoi ndër të tjera se veprat penale mund të futeshin në dosjet kriminale të pjesëmarrësve, të cilat do të “lënin gjurmë në të ardhmen e personit”.
