Banorët e Dnipro-s, një qytet i madh ukrainas, duket se kanë një tjetër strategji për mbrojtjen e qytetit të tyre. Burrat do të dalin në front për të luftuar ndërsa turma grash të fshehura në bare janë duke bërë bomba molotov. Ato janë duke bërë armë vetë me qëllimin për të mbrojtur shtëpitë dhe vendin e tyre kundër avancimit të trupave ruse.
BBC tregon se mes tyre kishte mësues, avokate dhe amvisa të rrethuara me shishe qelqi, lecka dhe karburant. Ata thanë se po përpiqeshin të mos mendonin shumë për atë që po bënin në të vërtetë sepse, siç tha një grua, ishte “shumë e frikshme”.
Por ata duan të jenë gati për çdo gjë. Ky qytet nuk është sulmuar, por tashmë po ndjen koston e kësaj lufte. Spitali ushtarak ka 400 shtretër dhe ata janë plot me ushtarë të plagosur nga e gjithë Ukraina lindore.
Në portat e saj, ka një lumë njerëzish vendas që sjellin ilaçe, fasha dhe shiringa dhe asgjë nuk refuzohet. Nga ana tjetër, burrat ishin rreshtuar – për t’u regjistruar, për të luftuar. Banorët e këtij qyteti po mobilizohen.
