Edhe në Fier kjanë ushtruar kontrolle të shumta policore ku fokusi kryesor kanë qenë automjetet.
Policia u ka bërë kontroll fizik drejtuesve të mjeteve, ka verifikuar dokumentacionet e tyre si edhe ka kryer skanime të makinave. Në këtë operacion po marrin pjesë forcat e ndërhyrjes së shpejtë, forcave “Shqiponja”, ato të antidrogës dhe policia rrugore. Kontrollet u kryen në hyrje dhe dalje të qytetit të Fierit.
Ndryshe nga ç’ndodhi në Elbasan ku kryesisht objektivi ishte ndalimi i makinave luksoze, në Fier janë ndaluar pjesa më e madhe e automjeteve. Nga sa mësohet, kontrollet policore do të vazhdojnë përgjatë gjithë mbrëmjes.
Synimi parësor mbetet ndalimi i personave të shpallur në kërkim e të përfshirë në ngjarje kriminale, ata që mund të lëvizin të armatosur e transportojnë kanabis.
