Të gjithë e njohim serialin e animuar shumë të famshëm, “The Simpsons”. Ai është i lidhur ngushtësisht me teoritë konspirative pasi shpesh pretendohet se në seritë e saj, janë parashikuar shumë ngjarje që kanë ndodhur në botë si zgjedhja si president e Trump apo edhe vdekja e Kobe Bryant.
Sot në mediat sociale është shpërndarë një episod i vitit 1998 i serialit “Simpson Tide”, i cili shfaq Rusinë duke dërguar ushtarë sovjetikë pas një incidenti ndërkombëtar të shkaktuar nga Homer Simpson. Homeri qëllon aksidentalisht një kapiten në ujërat ruse gjatë një stërvitjeje ushtarake, duke bërë që një Bashkimi Sovjetik i saporingjallur të vendosë trupa dhe tanke në rrugë.
Ka qenë prezantuesi dhe producenti amerikan Al Jean, i cili në një postim në “Twitter”, shkruan: “Shumë e trishtueshme të thuash se kjo nuk ishte e vështirë të parashikohej”.
The Simpsons did it again 💀#PrayForUkraine #Russia #Putin #UkraineCrisis pic.twitter.com/77TNksPXYw
— Abdullah Anwar (@Abdullah_152000) February 24, 2022
Duke folur në një intervistë me The Hollywood Reporter, prezantuesi dhe producenti amerikan vijoi duke thënë:
“E urrej ta them, por kam lindur në vitin 1961, kështu që 30 vjet të jetës sime i kam jetuar me fantazmën e Bashkimit Sovjetik. Kështu që, për mua, fatkeqësisht kjo është më shumë normë sesa parashikim. Ne thjesht menduam se gjërat do të shkonin keq.”, tha ai.
“Në vitin 1998, kur u transmetua ky klip, ishte ndoshta zeniti i marrëdhënieve SHBA-Rusi. Por, që kur Putin u shfaq, pothuajse të gjithë e kishin të qartë se ai është një politikan i keq. Ekziston një lloj parashikimi, ku ne i referohemi diçkaje që ka ndodhur, ndodhu përsëri dhe shpresojmë që nuk do të ndodhë.”, theksoi më tej Jean.
