Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Gjirokastër, arrestohen 3 persona që transportonin emigrantë të paligjshëm

11:34 / February 28, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia arrestim 1024x663 1 695x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Tepelenë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, në bazë të informacioneve policore, kanë finalizuar me sukses operacionin policor “ROAD GUARD 2”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Ç. H., banues në Tepelenë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi u kap në flagrancë, në aksin rrugor Tepelenë-Krahës, në afërsi të fshatit Qesarat, duke transportuar me automjetin e tij, 4 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një automjet dhe dy aparate celulare.

Gjithashtu, në vijim të operacionit policor “ROAD GUARD”, i finalizuar një ditë më parë, gjatë të cilit u vu në pranga një shtetas dhe u shpall në kërkim një tjetër, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Seksionin Operacional, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, pas një pune intensive hetimore, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “GUARD ROAD 3”, si rezultat i të cilët u arrestuan në flagrancë shtetasit M. H., 19 vjeç dhe E. B., 19 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi u kapën në flagrancë, në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, duke transportuar me automjetin e tyre, emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit.

Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një automjet dhe dy aparate celulare.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Avokati Ndreca: SPAK refuzoi pa një shkak të ligjshëm takimin e avokatëve britanikë me Veliajn

16:58 / September 11, 2026

Reklamonin prostitucionin në rrjetet sociale, arrestohen 3 shtetase të huaja

15:47 / September 11, 2026

Arrestohet pronari i një hoteli në Krujë, policia i gjen armë, municion dhe 20 mijë euro

11:29 / September 11, 2026

Shpërthimi i bombulës së gazit disa ditë më parë në Lezhë, ndërron jetë 40-vjeçari

16:41 / September 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.