Nënkryetarja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku në një konferencë për mediat në selinë e PD dha lajmin se PD do të depozitojë një padi në SPAK këtë të hënë me fakte shtesë për inceneratorin e kryeqytetit.
Sipas Tabakut, PD do nxjerrë në ditët në vijim emra të tjerë zyrtarësh ndaj të cilëve do depozitojë padi.
“S’dua të abuzoj kush janë emrat e tjerë, në vijim do kemi cdo ditë një zyrtar që do jetë pjesë e padisë së PD. Shkresa që Veliaj i ka dërguar ministrisë së Mjedisit nuk është që thotë jam dakort në parim, është e detajuar me kosto financiare. Si e tha dëshmitari Rama asgjë nuk bëhet për cështje financiare pa miratimin e Këshillit Bashkiak. Shkresa është e detajuar me llogaritje kostosh vjetore, me angazhim konkret, pjesë e informacionit që ne do dorëzojmë në SPAK. Kjo eshte shperdorim detyre dhe tejkalim kompetencash“, tha Tabaku.
Deklarata e Jorida Tabakut: Komisioni i Inceneratorëve ka vërtetuar atë që PD ka thënë që në krye të herës gjatë kësaj kohe, qeveria ‘Rama” i vodhi shqiptarëve 430 mln euro.
Unë jam këtu për t’ju informuar që sot menjëherë pas kësaj konference PD do të dorëzojë fakte shtesë në organin e akuzës, në SPAK për sa i përket Erion Veliaj.
Do të fillojmë sot me Erion Veliaj i cili ishte personi qe gjatë dëshmisë së tij në komisionit hetimor u kap në dëshmi të rreme.
Cilat janë faktet e reja?!
Z.Erion Veliaj ka qenë i informuar në projektin e inceneratorit të Tiranës që në Datë 28.06.2016 ku në ppërgjigje të kërkesës së koapmnsië që fiton kocneisonin ai informohet për një studim ku pjesa takuese e Bashkisë Tiranë, në kosto është 91 mln euro.
Në 5 shtator të 2016 ngrihet komisioni për dhënien me koncesion të inceenratorti të Tiranës, ku Bashkia e Tiranës ka dy përfaqësues të saj, Taulant Tusha dhe Namik Simixhi.
Në kundërshtim me ligjin për pushtetin vendor, Erion Veliaj kthen një përgjigje që unë e kam këtu, në emër të Bashkisë Tiranë, me kostot e buxhetit 91 mln euro.
Por njëkohësisht ne emër të Qarkut Tiranë, pa dërguar kërkesën e ministrisë së Mjedisit dhe projektin në Këshilit Bashkiak Tranë. Pra ka miratuar një projekt në kostot e buxhetit të bashkisë Tiranë 91 mln euro pa mbledhur Këshillin Bashkiak.
