Ndarjen e çmimeve Screen Actors Guild (SAG) të dielën mbrëma, ka qenë edhe një hapësirë e përshtatshme për aktorët hollivudianë që të thonë fjalën e tyre në lidhje me situatën në Ukrainë. Figura shumë të njohura si Brian Cox, Jessica Chastain dhe Michael Keaton shprehën solidaritetin me qytetarët e vendit në ceremoninë e 28-të vjetore në Los Anxhelos. Cox tha se ngjarjet në Ukrainë ishin të llahtarshme ndërsa vlerësoi presidentin e vendit, Volodymyr Zelensky.
“Presidenti i Ukrainës ishte një komik,” tha aktori kur mori një çmim. “Ai ishte një interpretues i mrekullueshëm komik, dhe ne duhet ta respektojmë këtë për të dhe ardhja në presidencë ishte e mrekullueshme. Gjëja që më shqetëson vërtet është ajo që po ndodh në Rusi, me kolegët e mi, aktorët, interpretuesit, shkrimtarët dhe kritikët.”, u shpreh ylli i “Succession”, duke vijuar më tej:
“Atyre u thuhet nën dhimbjen e tradhtisë së madhe se nuk mund të thonë asnjë fjalë për Ukrainën dhe mendoj se kjo është shumë e tmerrshme dhe mendoj se ne duhet të qëndrojmë të gjithë së bashku. Gjithashtu për ata njerëz në Rusi që nuk u pëlqen ajo që po ndodh, veçanërisht artistët.”, tha ai. Aktorja Jessica Chastain tha se “zemra ime është me ata që luftojnë për sigurinë dhe lirinë e tyre”.
Ndërkohë Greta Lee kaloi në tapetin e kuq me një fustan blu dhe të verdhë, ngjyra këto që përbëjnë flamurin ukrainas. Udhëtimi i Zelensky nga aktori komik në president në vitin 2019 pasqyron rolin e tij në serialin televiziv Shërbëtori i Popullit, ku ai luajti një mësues shkolle që më pas e gjen veten në presidencë.

Zelensky ka tërhequr vëmendjen për qëndrimin e tij gjatë pushtimit. Dhe ndërsa popullariteti i tij në internet arrin majat, pamjet e shfaqjes televizive të Zelensky janë bërë virale. Një postim në Twitter nga aktori Hugh Bonneville që identifikonte Zelenskyn si zërin e Paddington Bear në versionin ukrainas të filmit është bërë gjithashtu viral.
Until today I had no idea who provided the voice of @paddingtonbear in Ukraine. Speaking for myself, thank you, President Zelenskiy. #PaddingtonBear https://t.co/5VaMi201Fs
— Hugh Bonneville 🇺🇦 (@hughbon) February 27, 2022
