Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

PS prezanton Sherën në Vorë, Gjiknuri: Qytetarët s’mund të bëhen eksperiment i ‘bravës’ dhe ‘antibravës’

19:08 / March 1, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
damian gjiknuri fushate
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri, u bëri thirrje qytetarëve të Vorës që më 6 Mars të zgjedhin kandidatin socialist për Bashkinë Blerim Shera.

Gjiknuri u shpreh se Shera është njeriu i duhur për të drejtuar Vorën dhe për të çuar përpara punët.

“Dikush do thotë: hë se kjo garë është e fituar. Unë në fakt si Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste do të doja, meqenëse këtu jemi para shumë socialistëve që janë dhe militantë e aktivistë të vjetër, njerëz që kanë dhënë kontribut prej vitesh, që Blerimi të mos fitojë thjesht nga përçarja e Saliut dhe Lulit. Do të doja që Blerimi të fitojë më shumë vota sesa dy kandidatët e përçarësve, të marrë së bashku. Të dy përçarësit sikur ti mbledhin të gjitha votat bashkë, Blerimi të marrë më shumë. Përse? Në mënyrë që Blerimi të ketë dinjitet, ti japim moral atje në zyrë. Të mos jetë aty si shkak i një “aksidenti”, por të jetë aty i votuar nga të gjithë qytetarët e Vorës. Jam i bindur se Blerimi do të fitojë jo vetëm dinjitet, por do të ketë edhe autoritetin moral për ta qeverisur si duhet këtë Bashki”, tha Gjiknuri. 

Ai nënvizoi se Blerimi do të justifikojë besimin që do i jepet në zgjedhjet e 6 marsit. “Procesi i rindërtimit edhe në Vorë do të përfundojë. Garancia është që do të keni bashkiakun tuaj të zgjedhur dhe jam i bindur që Blerimi do ta justifikojë atë. Kësaj radhe ka edhe një fat, sepse ka edhe “patronazhimin” e Erionit. Erioni është një kryebashkiak me shumë eksperiencë, një drejtues i suksesshëm që patjetër eksperiencën e tij do t’ia transmetojë edhe Blerimit, që të dy bashkë, të bëjnë atë që është më e mira për Vorën.  Patjetër që Blerimi do të qeverisë, nuk do të qeverisë Erioni, por jam i bindur që Erioni me mendjen e tij, me gjithë eksperiencën e tij, do të bëjë më të mirën për Vorën, së bashku me Blerimin, si drejtues politik”, tha Gjiknuri.

Sekretari i Përgjithshëm i PS iu drejtua me një mesazh edhe të djathtëve në këtë bashki. “Dua t’i bëj një thirrje edhe atyre që janë demokratë, që janë të djathtë për shumë arsye që mbase janë mërzitur me përçarjen “brava” apo “anti-brava”: nëse doni bashkimin e Partisë Demokratike votoni për Blerimin që ti tregoni atyre që ju nuk keni nevojë për përçarës. Ju nuk mund të bëheni eksperiment për interesat e tyre politike. Tani e keni gjetur djalin tuaj, të cilit i uroj suksese”, theksoi Gjiknuri. 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Më 13 tetor, konferenca e 10-të Shqipëri-BE

21:31 / October 3, 2026

‘Tajvani’ do t’i lërë vendin një godine të re, Berisha: Jemi kundër ndërtimit në parkun e vetëm në Tiranë, po mbledhim firmat për një peticion

16:26 / October 3, 2026

Rama prezanton platformën “Flamingo Mirror”, ja si do funksionojë/ “Transparencë e plotë”, Rama: Nuk kemi asgjë për të fshehur

15:02 / October 3, 2026

Tabaku: Korrupsionin e paguajmë ne, raporti i DASH konfirmon problemet e ekonomisë

11:32 / October 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.