Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Pllaka dhe kangjella të shkulura, panorama e pakëndshme pas protestës. Veliaj: Tirana nuk i përulet dhunës! Çdo gjë xixë për nesër

16:18 / March 16, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
160319 29
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pamja që la pas protesta e opozitës ditën e sotme sigurisht nuk është e këndshme.  Si në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përballë godinës së Kryeministrisë ashtu edhe tek parlamenti, mbeturinat dhe bidonët e ujit ishin hedhur kudo në rrugë, ndërkohë që nuk mungonin dhe pankartat me slogane politike të hedhura ngado nëpër shesh.

Madje tek parlamenti protestuesit shkulën edhe pllakat dekorative të pedonales duke i hedhur në drejtim të policisë, ndërkohë që u shkulën edhe tabelat e sinjalistikës.

Përmes një postimi në tëitter, ka reaguar edhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, ka dënuar dhunën e ushtruar nga protestuesit sot ndaj hapësirës publike, ndërsa ka siguruar qytetarët se çdo gjë do të riparohet në kohë rekord që të jetë gati për festimet e nesërme për Ditën e Verës. “Tirana nuk i përulet dhunës! Kurrë! Çdo gjë xixë për nesër. Tirana nuk ndalet. Unë nuk e di si i mbani qytetet prej nga vini çdo muaj për ekskursion dhune, por Tirana jonë kurohet me shumë mund e nuk e pranon këtë lloj bullizmi primitiv. Do pastrohet e meremtohet në kohë rekord sot, që nesër të jetë gati për Ditën e Verës e për gjithë qytetarët e vërtetë”, theksoi Veliaj. Në fakt, menjëherë ka nisur puna nga ndërmarrja e pastrimit të qytetit për pastrimin e mbeturinave që lanë pas protestuesit dhe rregullimin e dëmeve.

Si për ironi të fatit, me largimin e kreut të PD nga protesta para kryeministrisë, dhe zhvendosjen e saj para Parlamentit, protestuesit zgjodhën të pushojnë në lulishten pranë Kryeministrisë, tek Piramida, duke shijuar edhe temperaturat e larta që shoqëruan këtë të shtunë të 16 marsit.

  • 160319 21
160319 23
160319 36
160319 25
160319 6
160319 27
160319 20

tirana
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Protesta u Berishizua dhe u Albinizua”/ Minxhozi: Partitë e mëdha opozitare, brenda dhe jashtë Shqipërisë, futën duart

20:57 / July 6, 2026

BE i jep dritën jeshile Shqipërisë për mbylljen e tre kapitujve negociues

16:15 / July 6, 2026

Rilindja 2.0| Demo: Këtë javë prezantojmë nismat që prekin çdo qytetar

13:19 / July 6, 2026

Aktivisti për Agron Shehaj: Po shfrytëzon lëvizjen për interesa të fshehta: cilësohet si “kalë troje dhe fytyrë e dyshimtë“

11:45 / July 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.