Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Asambleja e FSHF-së/ Duka: Nuk duhet të ketë vend për mllef dhe inat, dua dashuri për sportin

11:30 / March 2, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
images
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prej kohësh ishte parashikuar që ditën e sotme të zhvilloheshin zgjedhjet për Presidentin e ri të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe për Kominitetin Ekzekutiv, por një betejë e ashpër e ditëve të fundit dhe një vendim gjykate që i konsideroi si të parregullta këto zgjedhje duket se i bëjnë ato të pavlefshme. Por pavarësisht kësaj, sot është mbajtur asambleja në ambeintet e FSHF-së dhe në fjal e tj, presidenti aktual Armand Duka kërkoi të lihet mënjanë mllefi dhe të tregojmë vetëm dashuri për sportin.

“Duke kërkuar me qetësi atë që ka ndodhur gjatë këtyre ditëve, kam gjetur gjërat që duhet të zgjidhim dhe ajo është zhvillimi i futbollit.

Të lëmë mënjanë sulmet, mllefin dhe inatin e mbartur. Jam i qartë në atë që them, duhet të shohim para, pa u ndikuar nga tensionet artificiale të situatës së krijuar. Kaluam monopate, kreshta e kodrina por ato na kanë kalitur.

Duhet të mbyllim të kaluarën, siç i takon shtëpisë tonë ku gjithçka zgjidhet me dashuri e vëmendje, jo me gjyqe e penalitete që i përkasin një periudhe të kaluarës.

Duke reaguar në këtë situatë, ju kërkoj vetëm një gjë, bashkim, kontribut dhe dashuri për lojën përbashkët, futbolli ka nevojë për të gjithë ne.

Nuk do të reshtim së bashkëpunuari me shtetin për ta bindur që investimi nuk është thjesht një dëshirë, por një detyrë e të gjithë neve për të ardhmen e fëmijëve tanë.

Përpara disa ditësh ne paraqitën edhe planin për të ardhmen e futbollit, duke parashtruar edhe pikat dhe bazat kryesore të punës tonë, të cilat i lancuam para pak ditësh. Kam bindjen se me gjithë mbështetjen e të gjithë faktorëve dhe me mbështetjen speciale të FIFA dhe UEFA do ia dalim mbanë”, deklaroi Armand Duka.

Asambleja nisi duke u kënduar “Himni e Flamurit”, ndërsa është mbajtur edhe një minutë heshtje për të gjithë sportistët e njohur që kanë humbur jetën kohët e fundit si Ramazan Rragami, Robet Jashari, Ylli Mihali, Arben Laze, Vladimir Ajazi, Ylli Tare, Remzi Bulku, Vladimir Grillo, Shefqet Caslli, Hamdi Zhegu, Mustafa Hysi, Kostandin Grillo, Spartak Elmazi dhe Ilir Haxhiu.

Vlen të theksohet se Kandidati për president i FSHF-së, Dritan Shakohoxha, nuk është i pranishëm në Asamblenë që mbahet sot në institucionin e futbollit, pasi e cilëson të paligjshme zhvillimin e kësaj Asambleje për sa kohë që ka një vendim gjykate që nuk e lejon.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Portieri refuzon të luajë, Irlanda rregjistron një mbrojtës si ‘gardian rezervë’ ndaj Izraelit…

16:05 / September 27, 2026

Rama: Askush s’më akuzon dot se kam vepruar kundër Shqipërisë, jam për të bërë histori, jo pasuri

15:18 / September 27, 2026

Rama mesazh nga Rinasi: Masa ndaj kreut të SHISH ekstreme, u ekspozua një institucion i rëndësisë së veçantë

15:01 / September 27, 2026

Skandali financiar në Angli: Klubet e Premier League përgatisin padi 930 milionë euro kundër Manchester City-t

13:58 / September 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.