Na disa pamje të publikuara nga “BBC”, shihet se trupat ruse kanë mbërritur në qendër të qytetit jugor të Ukrainës, Kherson. Në videon në fjalë dëgjohen gjithashtu të shtëna armësh.
Rusia pretendon se e ka marrë këtë qytet, por autoritetet lokale ukrainase thonë se qyteti Kherson është nën kontrollin e Ukrainës. Pamjet tregojnë ushtrinë ruse në qendër të qytetit, duke përfshirë tanke dhe ushtarë të veshur me shiritat e bardhë.


