Forcat ruse kanë marrë kontrollin e zonës rreth termocentralit bërthamor të Zaporizhzhia në Ukrainë.
Shefi i mbikëqyrjes bërthamore të OKB-së, Rafael Grossi tha se diplomatët rusë në Vjenë kanë informuar Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) se personeli po vazhdon me punën e tij dhe se nivelet e rrezatimit “mbeten normale”.
Termocentrali bërthamor i Zaporizhzhia është më i madhi në Evropë dhe ka 6 nga 15 reaktorët e energjisë bërthamore të Ukrainës, sipas deklaratës.
Sipas disa raportimeve, qytetarët ukrainas po përpiqen të bllokojnë rrugët që të çojnë në termocentral. Në videot e publikuara në rrjetet sociale ukrainasit shihet duke ngritur postblloqe të improvizuara pranë qytetit Energodar, ku ndodhet uzina e Zaporizhzhia.
