Presidenti Biden ka bërë gafën e radhës në fillim të fjalimit tradicional në Kongresin për Gjendjen e Vendit.
Duke folur për popullin e pushtuar, me qëllimin për të lavdëruar rezistencën ekstreme përballë rusëve, Biden tha “iranianë” në vend të “ukrainas”.
“Putin- tha Biden mund të rrethojë Kievin me tanke, por nuk do e pushtojë asnjëherë zemrën dhe shpirtin e popullit iranian”.
Gabimi i tij bëri menjëherë xhiron e rrjeteve sociale dhe frymëzoi shumë meme. Komentet ishin të shumta sidomos nga ana e republikanëve. Mediat amerikane shkruajnë se presidenti amerikan ka vështirësi në të folurin rrjedhshëm që kur ishte fëmijë.
