Katër ditë përpara zgjedhje lokale të pjesshme, kryeministri Edi Rama dhe kryedemokrati Lulzim Basha janë “përplasur” në fushatën për bashkinë e Lushnjës.
Në të njëjtën orë, Rama dhe Basha kanë programuar takimet elektoral në Lushnjë. Nëse Rama zhvilloi një takim me të rinjtë në qytetin e Lushnjës, rivali i tij, Basha, u takua me fermerët e këtij qyteti.
Partia Socialiste konkurron me Eriselda Sefën, kryetaren në detyrë, ndërsa Partia Demokratike konkurron me Indrit Sefën, ndërsa grupimi “Berisha” i koalicionit “Shtëpia e Lirisë” ka si kandidat Elton Bano.
