Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Bujar Kapexhiu përlotet në fushatën me Berishën në Dibër: Kjo që bëri SHBA për ty ishte e padrejtë

19:48 / March 2, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kapexhiu 581x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Karikaturisti Bujar Kapexhiu ka marrë pjesë në një takim të Sali Berishës në Dibër, ku ka bërë thirrje të votohet kandidati i këtij të fundit.

Ai ka mbajtur edhe një fjalim, teksa është përlotur kur fliste për shpalljen non grata të Sali Berishës nga SHBA.

“Në këtë fushatë të gjithë bëjmë premtime, por ai që ka të drejtë të bëjë premtime, është vetëm Premtimi sepse ai ka edhe emrin, por me siguri edhe do mbajë premtimet. Prandaj duhet votuar për Premtimin.

Doktor, unë kam diçka që e kam thënë me miqtë e mi dhe po e them edhe për dibranët. Ka qenë e rëndë ajo non-grata, por meqenëse unë kam bërë shumë karikatura, po them se ka qenë i padrejtë qëndrimi juaj që thatë fillimisht se është personale dhe e mbajtët personale.

Kurse batuta tjetër, për ta ndarë nga PD, nuk ishte e drejtë. Unë them se duhej të ishte PD e para që duhej të mbante këtë qëndrim.

Ne do ishim të bashkuar. Tha ambasadorja që do hamë bar, mirë se nuk ishte bar i Partisë së Punës dhe mund të ishte bar cilësor amerikan. Por ama duhej të ishim të gjithë bashkë.

Më besoni, e kam dhimbje, më falni se jam sentimental, sepse shumë miq, shumë të afërm kanë mbetur andej. Më falni. Pra unë mendoj se duhet të luftojmë shumë, të përpiqemi shumë me të gjithë njerëzit, që të votojmë premtimin.

Problemi është ky, sepse më keq se kaq sa është Shqipëria, nuk ka qenë kurrë. Prandaj duhet të ngrihemi të gjithë, të gjithë të bashkuar për një gjë. Të votojmë për Shtëpinë e Lirisë. Sepse kësaj radhe fitojmë lirinë e vërtetë,” tha Kapexhiu.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Më 13 tetor, konferenca e 10-të Shqipëri-BE

21:31 / October 3, 2026

Gjashtë fëmijë u paraqitën në spital me simptoma helmimi, procedohen penalisht mjekja dhe drejtoresha e kopshtit në Korçë

21:25 / October 3, 2026

“Meritonim fitoren, edhe pse me 10 lojtarë”/ Maran e ka me arbitrin pas humbjes: Na penalizuan disa vendime të pakuptimta

17:54 / October 3, 2026

Ndryshon kujdesi për fëmijët pa prindër, familjet kujdestare në vend të institucioneve, parashikohen rreth 200 familje në të gjithë vendin

17:23 / October 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.