Mbi 1 milion persona janë larguar tashmë nga Ukraina për shkak të pushtimit të vendit nga Rusia. Ky lajm i publikuar nga “The Guardian”, i referohet shifrave të agjensisë për refugjatët pranë Organizatës së Kombete të Bashkuara.
OKB thekson se ky eksod që po ndodh tani në Ukrainë është më i shpejti që ka ndodhur ndonjëherë përgjatë këtij shekulli.
Në një deklaratë të dhënë, kreu i agjencisë së OKB-së për refugjatët, Filippo Grandi tha:
“Në vetëm shtatë ditë ne kemi qenë dëshmitarë të eksodit të një milion refugjatësh nga Ukraina në vendet fqinje. Ka ardhur koha që lufta të marrë fund”, u shpreh ai.
