Një kërkesë për divorc e bërë 3 muaj më parë është pranuar së fundmi nga gjykata e Los Angeles. Bëhet fjalë për yllin e “Keeping Up With The Kardashians”, e cila kishte kërkuar divorcin nga ish-bashkëshorti i saj Kanye West. Kështu gjykata pranoi të ndryshojë statusin e saj martesor të mërkurën dhe Kardashian është zyrtarisht beqare.
Ndërkohë nga ana tjetër, reperi i njohur amerikan, Kanye West kundërshtoi kërkesën. Dyshja në fjalë kanë katër fëmijë bashkë dhe kishin 7 vjet të martuar.
Në dokumentet ligjore, Kardashian tregon se komentet publike ish-burrit të saj për divorcin e tyre i kanë shkaktuar shqetësime emocionale.
“I kam kërkuar Kanye që ta mbajë divorcin tonë privat, por ai nuk e ka bërë këtë. Kanye ka dhënë shumë dezinformata në lidhje me familjen tonë private. Divorci dhe bashkëprindërimi në mediat sociale që ka krijuar shqetësim emocional.”, shkruhet në dokumentet ligjore.
